Rebelz Hacker Grup

Rebelz Hacker Grup

Welcome To Rebelz Hacker Grup
 
ForumKërkoRegjistrohuidentifikimi
Ky Forum Eshte i Mbyllur Kontakto : Mergimi-1996@live.com
Tema Fundit
» me shenuar ne MSN nga ana e kundert
Sun Nov 28, 2010 3:37 pm nga BeLii

» Si te krijoni wallpapers
Sat Nov 27, 2010 3:08 pm nga BeLii

» Mesim i tersishem rreth ndertimit te kompjuterit‏-Shpjeguar me FOTO
Mon Jan 25, 2010 2:11 pm nga ilia vasili

» befasoje dikond sen i fort
Fri Jan 15, 2010 1:26 pm nga Mergim1

» Kush Doni të fitoj tek Shpija e Kosovës
Sun Jan 03, 2010 4:19 am nga Mergim1

» hiii une jam endrit elezi
Sat Jan 02, 2010 5:03 am nga Th3 Crack3r C0d3

» Apliko Per Grade
Sat Jan 02, 2010 5:02 am nga Th3 Crack3r C0d3

» Counter Strike (SHqip)
Fri Jan 01, 2010 8:09 am nga Mergim1

» Ja nje Logo nga une !!!
Fri Jan 01, 2010 4:41 am nga Th3 Crack3r C0d3

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Top posters
CoLd-TroJaN (333)
 
KosovaPower (310)
 
Mergim1 (94)
 
systemh4ck (90)
 
nDr!q!M a.k.a VirusSs! (84)
 
DorannTi (18)
 
RiNNoHaCKeR (17)
 
Th3 Crack3r C0d3 (13)
 
Erdd.X (13)
 
Unstoppable (10)
 
Statistikat
Forumi ka 59 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri elis83

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 997 artikuj v 707 temat
10 lajmet e fundit

Share | 
 

 Rregulloni fotografitë në internet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
KosovaPower
Antar i Plote
Antar i Plote


Posts : 310
Join date : 23/12/2009
Age : 21
Location : Obiliq

MesazhTitulli: Rregulloni fotografitë në internet   Thu Dec 24, 2009 1:40 am

Për përpunimin e fotografive nuk është e domosdoshme të keni të instaluar Photoshop. Shërbimet online për këtë qëllim janë avancuar aq shumë sa që ofrojnë edhe përpunimin e fotografive – dhe atë në të shumtën e rasteve pa pagesë. Ja disa programe që mund t’ju lehtësojnë përpunimin e fotografive.

Snipshot

Snipshot është shumë i thjeshtë për përdorim, lexon shpejt fotografitë, ndërsa për përpunim online mjafton një lidhje e kënaqshme interneti. Përpunon fotografitë deri në 10 megabajt, e veçanërisht është i dobishëm opsioni undo, i cili ka numër të pakufizuar të hapave prapa. Megjithatë, Snipshot është program i cili mundëson vetëm përpunimin e fotografive. Më së shumti i mungon opsioni për shkurtim dhe ndryshim të madhësisë së fotografisë, që thuajse përdoren më të shumti.

http://snipshot.com/

Pixenate

Ky është një program jashtëzakonisht i lehtë për t’u përdorur. Gjatë përpunimit të fotografive pak më të mëdha duhet të pritet që programi të bëj punën e vet dhe në përgjithësi gjatë punës me të duhet të kihet pakëz durim. Ekziston edhe një nën-rubrikë e plotë e pajisjeve të cilat janë përcaktuar si zbavitëse, por në parim janë shumë të dobishme për përpunimin e fotografive. Një prej lëshimeve është mungesa e opsionit për theksim të fotografisë.

http://pixenate.com/

Splashup

Ky editor pos dukjes ka edhe opsione ambicioze për përpunimin e fotografive. Do të gjeni mbështetje për filtrat, shtresat, pajisje të shumta, e shumë praktik është bashkëpunimi me shërbimet e fotove Picasa e Flickr, si dhe me shërbimin çdo ditë e më të popullarizuar Facebook. As Splashup nuk është pa të meta, ndërsa një prej më të mëdhave që ka, është shpejtësia. Nëse përpunoni një fotografi pak më të madhe, përgatituni për pritje dhe jostabilitet, bukur shpesh ndodhë që thjesht të ndalon të reagojë në klikime.

www.splashup.com

Preloadr

Shërbimi për përpunimin e fotografive që ofron Preloadr është i lidhur ngushtë me shërbimin e Yahoo-së, Flickr. Që ta fusni në funksion Preloadr, duhet të keni llogari të hapur në Flickr, gjë që, për ata të cilët nuk janë shfrytëzues të këtij shërbimi për foto, do të jetë irrituese. Në anën tjetër, Flickr ka numër të madh të shfrytëzuesve të cilët janë potencial për përdorimin e këtij programi për përpunimin e fotografive. Ergonomia në tërësi është marrë nga Flickr, ndërsa programi ofron shumë opsione të avancuara të si shtresat dhe histogrami.

Ai ka edhe një sistem të tërë filtrash siç janë ata për theksim, turbullim apo shndërrim në ngjyra bardh e zi.

www.preloadr.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.Rhg-Crews
 
Rregulloni fotografitë në internet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Agim Gashi:KRIMINALITETI NE INTERNET

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Rebelz Hacker Grup :: RHG-Crews Applications :: TuToriale&Mesime-
Kërce tek: